|
MIRE
SE ERDHET
Ky ėshtė urimi i jonė pėr tė gjithė ju qė do tė
vizitoni faqen e website tė shoqatės tonė.
Shoqata
Atdhetare - kulturore, Shqiptare-Amerikane "BIJTE
E SHQIPES" me qėndėr nė Philadelphia, e
krijuar nė Shkurt 2002 dhe e njohur zyrtarisht nga
shteti i Pennsylvania-s bashkon nė gjirin e saj tė
gjithė shqiptarėt e Philadelphia-s dhe rrethinave tė
saj.
Motua
e shoqatės tonė ėshtė:
"Tė
gjithė dhe gjithmonė tė bashkuar".
Qėllimi
i shoqatės ėshtė, qė duke qėnė sė bashku, tė
ruajmė tė pastėr ndėr breza gjuhėn e bukur shqipe,
kulturėn tonė tė pasur, doket dhe zakonet tona, nėpėrmjet
veprimtarive qė zhvillon kjo shoqatė.
Nė
shoqatėn tonė mund tė bėjnė pjesė tė gjithė
shqiptarėt apo edhe tė huajt, pa asnjė dallim feje,
krahine dhe ideje. Kėtė do ta shihni vet nė brėndėsi
tė kėtij website, nga materjalet qė do tė lexoni.
Nė
kėtė website do tė gjeni informacione pėr tė gjitha
veprimtaritė e Shoqatės,
si dhe ato qė kanė tė bėjnė me shqiptarėt
nė Philadelphia, dhe mė gjerė.
Pėr
ēdo gjė mund tė kontaktoni me ne, nė kėto numura
telefoni:
Sadik Elshani
- Kryetar i shoqatēs
215.332.3690
Erblina Koka
- N/kryetare
Vlashi
Fili - Sekretar i
shoqatės
(215). 384.4221
Edhe njė herė mirse erdhėt nė kėtė
website dhe
ju mirėpresim nė shoqatėn tonė "BIJTE E
SHQIPES".
Na
kontaktoni
-----------------------------------------
NJOFTIM
Qendra Mikpritese
per Emigrantet e Rinj (Welcoming Center for New
Pennsylvanians)
Kjo qender ndihmon per punesim, mesimin e
gjuhes, marrjen e qytetarise, si te kerkoni ndihme
per ceshtjet e emigracionit, ndihme per pajisjen me
dokumenta ose si te kerkoni keshille ligjore e te
tjera.
Adresa:
The Welcoming Center for
New Pennsylvanians
1617 John F. Kennedy Blvd,
13th Floor
Philadelphia, PA 19103
Tel.:
(215) 557-2626
Facsimile: (215) 557-2825
KENDI I REKLAMAVE
ALB GRANITE
Fabrication & Installation
-Cauntertops
-Fireplaces
-Vanities
Leonard Pajo
2120 Herbert Str.
Philadelphia, PA. 19124
Officie
215.698.0141
Cell.
267.303.2120
Fax
215.698.0151
--------------------------------
Etleva Kreka -
Floktore
Eva's Hair Salon
4401 Princeton Ave.
Philadelphia PA. 19135
Tel. 215.342.1380
Call for apointment
-----------------------------------------------
Silvana
Ēumani, D.M.D.
Dentist
2675 E. Cumberland St.
Philadelphia, PA. 19125
(Nė Fishtawn-Prapa Thriftway)
Tel. 215.426.7307
Fax. 215.426.7309
Orari: E Hėnė - E Shtunė: 9am.-5pm.
-------------------------------------------
EDMOND SKENDULI
SKENDULI INC.
EMMA'S CAFE
RESTORANT ME GATIME SIPAS SHIJEVE TUAJA
-------------------------------------- |
NJOFTIM
Festohet
10 vjetori i shoqatės
Shoqata Bijtė e
Shqipes nė Filadelfia, ditėn e Shtunė, mė 26 Maj 2012 feston 10 vjetorin e
krijimit tė saj. Ftoheni tė merrni pjesė nė kėtė festim jubilar tė shoqatės
tone.
PROGRAMI
Mbasditja e sė Shtunės mė 26 Maj 2012 duke filluar nga ora 2:00 PM
dhe deri sa tė pėrfundoje mbrėmja, rreth orės 12:00 tė mesnatės, do tė jetė
festive.
Ora 2:00 6:00 PM nė Qendrėn Kulturore, nė adresė
5043 Torresdale Ave. - Philadelphia PA 19124
ku do tė jetė shtruan koktejli i shoqatės dhe do tė
zhvillohen:
- Shfaqja e dokumentarit pėr jetėn 10 vjeēare tė shoqatės
- Pėrurimi i librit Bijtė e Shqipes hartuar nga disa autorė pėr 10
vjetorin e shoqatės.
- Vizita e njė fotoekspozite me pamje nga jeta e Shoqatės Bijtė e Shqipes.
- Pėrshėndetje , urime dhe biseda tė lira.
- Gjatė gjithė kohės do na shoqėrojė muzika e lehtė dhe popullore shqiptare.
Ora 6:00 PM deri nė mesnatė nė lokalin
Cannstatter V. V. nė adresė:
9130 Academy Road Philadelphia PA.19114
MBRĖMJA FESTIVE
Tė ftuar kėngėtarėt: Pėllumb Elmazi,Xhon Krasniqi, Luljeta Pėllumbi dhe
Fitore Mamaqi, tė shoqėruar nga grupi artistik Alba me drejtues z. Edi Xhani.
Gjatė kėsaj mbrėmje, qė do tė drejtohet nga aktori i njohur Pandi Siku, do
tė ketė shumė tė papritura tė kėndėshme.
Shitja e biletave pėr kėtė nbrėmje do tė filloi mė 1 Maj 2012.
Ēmimi i biletave: $ 50 pėr tė rritur
$ 25 pėr fėmijėt deri 12 vjeē.
Kėshilli Drejtues i Shoqatės
Bijtė e Shqipes
Filadelfia, 14
Prill 2012
-----------------------------------------------------
NJOFTIM
Njoftojmė tė gjithė bashkatdhetarėt nė Filadelfia dhe jashtė saj, se nė
Qendrėn Kulturore tė Shoqatės ka filluar shitja e librit me titull:
BIJTE E SHQIPES
10 Vjet Shoqata Atdhetare Kulturore,
Shqiptare Amerikane
Filadelfia SH.B.A.
Libri pasqyron jetėn e shoqatės qė nga krijimi i saj e deri mė sot, tė
gjitha veprimtaritė e shoqatės, pėr datat e shėnuara dhe njerėzit e shquar tė
kombit tonė, festimet e ditės sė Pavarėsisė, ruajtjen e gjuhės shqipe,
promovimet e librave, ato argėtuese dhe sportive, etj., etj.
Nė libėr pasqyrohet gjithashtu dhe puna e madhe e bėrė nga bashkatdhetarėt
tonė nė Qendrėn Kulturore tė Shoqatės duke i pėrmendur tė gjithė me emra.
Libri ka njė kopertinė tė bukur dhe shumė domethėnėse. Ka 245 faqe dhe 100
fotografi.
Kushton $ 10 dhe tė gjitha tė ardhurat prej
shitjes sė librit do kalojnė pėr shkollėn shqipe Gjuha Jonė.
Pėr ata qė do ta kėrkojnė me postė do shtohet dhe shpenzimi i postimit (pėr
brenda Amerikės + $ 3, nė Kanada + $ 6, nė Europė + $ 14).
Kėshilli Drejtues i Shoqatės
Bijtė e Shqipes
Filadelfia, 10 Prill 2012
-----------------------------------------------------
TĖ MBAJME GJALLĖ
DASHURINĖ PĖR SHQIPĖRINĖ
Bijtė e Shqipes nė Filadelfia bėjnė
analizėn e punės njė vjetore
Qėllimi
qė i ka vėnė vetes Shoqata Bijtė e Shqipes nė Filadelfia ėshtė pasqyruar
qartė nė statutin e saj. Tė kujdeset, tė inkurajojė dhe tė ngrejė lartė
trashėgiminė, gjuhėn dhe kulturėn shqiptare, tė mbajė gjallė dashurinė pėr
Shqipėrinė dhe atdheun tonė tė dytė SH.B.A.-nė, thuhet nė nenin e pare tė
statutit tė shoqatės sonė. Kemi lėnė vendlindjen, atdheun tonė, njė pjesė tė
zemrės dhe shpirtit tonė, dhe kemi ikur shumė larg, kemi ardhur nė kėtė vend
pėr njė jetė mė tė mirė, qė ka qenė ėndėrr pėr nė shqiptarėt, dhe jo vetėm pėr
ne, dhe ky vend na ka pritur siē i ka hije. Me punėn e jetėn tonė po mundohemi
tė integrohemi nė jetėn amerikane, kėtij vendi mikpritės, qė ėshtė bėrė atdheu
i dytė pėr ne, por pa harruar Shqipėrinė, vendlindjen tonė, ku kemi varret e
tė parėve, pėr tė cilin na dhemb zera pėr shqetėsimet dhe problemet e kohės qė
po kalon. Pėr tė mbajtur gjallė dashurinė pėr vendin qė lamė po bėn pėrpjekjet
e saj edhe Shoqata Bijtė e Shqipes nė Filadelfia, nėpėrmjet jetės sė saj, me
veprimtaritė e shumta qė ajo zhvillon, me shkollėn shqipe Gjuha jonė qė ka
hapur prej vitesh, etj., etj. Pėr ti dhėnė shtysė kėsaj jete anėtarėt e
shoqatės mblidhen ēdo vit, pėr tė analizuar punėn e bėrė dhe pėr tė pėrcaktuar
detyra tė reja pėr ta gjallėruar mė tepėr jetėn e saj..........
Materialin e plotė sė bashku me fotot
do ta gjeni po tė
klikoni kėtu
------------------------------------------------------
NJERIU I MIRE FRED A. GLASS
(Nė vend tė njė buqete me lule
nė nderim tė tij)
Gjithė jetėn
ishte nė shėrbim tė njėrėzve, tė atdheut. Kur ishte koha veshi rrobėn e
ushtarit dhe shėrbeu pėr disa vite larg vendit tė tij. Kur u kthye nuk kėrkoi
ndere e lėvdata, por vazhdoi punėn e tij tė thjesht pa zhurmė e bujė pėr vete.
Edhe ajo ē'ka bėnte pėr tė tjerėt ishte po ashtu pa zhurmė e bujė. E pėlqente
tė bukurėn, tė mirėn, ngado qė tė shfaqej. Kėshtu zuri miqėsi me familjen e
Dritan Matrakut, emigrantė tė rinjė nga Shqipėria, qė jetonin pranė shtėpisė
sė tij. Mundohej t'i ndihmonte nė hapat e para tė jetės si emigrantė nė njė
botė tė panjohur. Dhe i ndihmoi shumė. Shqiptarėt nuk ja harruan kurrė. E
trajtonin atė si njė mik tė afėrt tė familjes. Dhe amerikani Fredi A.
Glass................
Materialin e plotė do ta gjeni
po tė klikoni kėtu.
-----------------------------------------------------
7-8 MARSI FESTOHET EDHE
NĖ FILADELFIA
Gjatė
gjithė kėtyre viteve qė shoqata jonė ka organizuar mbrėmje pėr festat e 7 dhe
8 Marsit, ky vit zen vendin e parė pėr pjesėmarrjen mė tė madhe. Nga kėrkesat
e mėdha qė kishim dhe pėr tė mos i kthyer mbrapsht ato, shtuam disa tavolina
tė tjera nė sallė, gjė qė na gezonte aq sa na merakoste se mos do bėhemi shumė
dhe nuk do ia kalonim mirė. Megjithatė doli e kundėrta. Ky vit, mbrėmja e tė
cilit u organizua mė 3 Mars 2012, gjithashtu u be kampion dhe pėr kėnaqėsinė
mė tė madhe qė kanė pasur ndonjėherė pjesėmarrėsit.
"Faleminderit!
Faleminderit! U kėnaqėm shumė, faleminderit!" Kėto fjalė na bėnė tė lumtur dhe
na lehtėsuan lodhjen qė kaluam me pėrgatitjen e mbrėmjes.............
Materialin e plotė sė bashku me fotot
do ta gjeni po tė klikoni kėtu
-----------------------------------------------------
Bijte e Shqipes
festuan kater vjetorin e
pavaresise se
Kosoves
Edhe kete vit, shoqata Bijte e Shqipes ne lokalet e saj, te shtunen me 18
shkurt festoi kater vjetorin e shpalljes se pavaresise se Kosoves. Me kete
rast salla e madhe e shoqates ishte stolisur bukur, ku spikatnin flamujt e
ShBA-ve, ai kombetar shqiptar dhe flamuri i shtetit te Kosoves. Shume shpejt e
tere hapesira u mbush me bashkatdhetare qe kishin ardhur jo vetem nga qyteti i
Filadelfias, por edhe nga rrethinat si dhe Nju Xhersi. Kudo ndihej nje gezim i
madh,................
Materialin e plotė sė bashku me fotot
do ta gjeni po tė
klikoni kėtu
-----------------------------------------------------
|

Aktivitetet nė vite
Tė veēanta
Informative
Faqa jonė letrare
Tė ndryshme
|
|